Një 14-vjeçare shkoi në një zgarë në zonën e Nea Epivata, në Selanik me dy shoqet e saj. Ajo porositi tre sanduiçe dhe sapo i mori filloi të vraponte pa paguar.
Ndërkohë, pronari i zgarës e ka ndjekur dhe e kapi. Më pas nisi të fliste me të me zë të lartë, ndërsa e goditi në fytyrë. Si pasojë, goditja i ka shkaktuar gjakderdhje nga hunda 14-vjeçares.
Pronari i zgarës është dërguar në qendrën e parabur.gimit të Departamentit të Sigurimit të Thermaikos. Pas një padie të ngritur ndaj tij nga prindërit e të miturës, ai është arres.tuar dhe do të dërgohet në prokurorinë kompetente.
14-vjeçarja i tha policisë se arsyeja pse i ka rrëmbyer sanduiçët dhe i ka vënë në këmbë ka qenë se është provokuar nga miqtë e saj.
Kjo ngjarje ka shkaktuar një zemërim të madh në rrjet ndaj pronarit që rrahu brutalisht 14-vjecaren, duke e gjakosur madje në fytyrë.
Shumë prej njerëzve kanë kërkuar dënim maksimal për këtë pronar dhe t’i mbyllet direkt aktiviteti i tij. Një ngjarje shumë e shëmtuar kjo e ndodhur në Selanik.