Arkeologjia në vendin tonë është një fushë që fatkeqësisht nuk është shumë e zhvilluar. Nuk dëgjojmë shpesh për zbulime të reja, apo për ndonjë kërkim të ri.
Shpesh herë vendoset në dyshim edhe ruajtja e aseteve të gjetura apo e dokuenteve të vjetra, kjo për shkak se fondet shtetërore nuk alokohen aty ku duhet.
Gjithsesi një lajm interesant vjen nga redaksia e JOQ, ku një djalosh i ri me origjinë nga Kukësi, ka gjetur një objekt në malet e Kukësit.
Ai mendon se ky objekt i gjetur ka vlerë arkeologjike dhe i bën thirrje autoriteteve që të vinë dhe ta shikojnë këtë objekt.
Objekti është gjetur në një thellësi rreth 40 centimetra nga toka, në lartësinë 1.500 metra.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ kam gjetur dicka interesante edhe nuk e di cfare eshte, nese munde ti pyesesh arkeologet cfarë mund te jete? Vlen te theksohe qe ky objekt eshte gjetur ne alpet e Kukesit ne nje thellsi 40 cm ne lartësinë rreth 1500 metra. Faleminderit.
Ai mendon se objekti mund të jetë me interes nga arkeologët dhe kërkon ndihmën e profesionistëve për të gjetur se çfarë mund të jetë.

