18 muaj huazim, Milani mjaftohet edhe me 2 mln euro tani!

8 muaj më parë
18 muaj huazim, Milani mjaftohet edhe me 2 mln euro tani!

Një thesar i ri i vogël dhe pse shume pak i perfillshem vjen në arkat e Milanit. Sipas TMW, në fakt, kuqezinjtë janë gati të shesin një mbrojtës që ka kaluar 18 muajt e fundit në huazim.

Ky është Léo Duarte, një mbrojtes qendror i lindur në vitin 1996, të cilin Djalli e bleu me sugjerimin e Serginhos për rreth 11 milionë euro nga Flamengo në verën e vitit 2019. U duk sikur do te ishte nje goditje e madhe por zhgenjeu.

Braziliani nuk e ka bindur asnjëherë Milanin, duke zhvilluar vetëm 9 paraqitje në një sezon e gjysmë. Edhe ne ate periudhe ka pasur nje kalvar te gjate demtimesh dhe problemesh qe nuk lejuan trajneret ta aktivizonin…

Pra, në janar 2021, ai u dha me një huazim 18-mujor me te drejte blerje në 5.5 milionë euro, te Istambul Basaksehir, skuadra e Super Ligës. Në Turqi, mbrojtësi u bë shpejt një titullar i palëvizshëm i klubit në kryeqytet.

Braziliani luajti 56 ndeshje duke bindur klubin të negociojë me kuqezinjtë për blerjen. Pavarësisht rëndësisë së fituar nga lojtari brenda skuadrës, megjithatë, turqit nuk do të ishin të gatshëm t’i paguanin Milanit shumën e përcaktuar më parë për blerjen.

Keshtu sipas Sky Sport dhe TMW do të kishin kërkuar një zbritje, duke vendosur rreth 2 milionë euro në tavoline, shifër kjo që mendohet nga kuqezinjtë. Sepse vitin tjeter Duarte mund te largohet ne vitin 2023 falas.