Tradhëtia është nj veprim shumë i gabuar që shpesh partnerët e krzejnë pa marrë parasysh se si do të ndihet partneri tjetër. Por njëlloj siç nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet, njëlloj ata nuk mund ta dinë se si partneri mund të reagojë.
Pak ditë më parë një tradhëti bashkëshortore tronditi një çift në Afganistan, ku një grua 22-vjeçare, nënë e një vajze u tradhëtua nga bashkëshorti i saj, por pjesa më e frikshme e historisë erdhi pasi ajo e zbuloi.
Mediat lokale raportuan se policia gjeti trupin e gjymtuar të burrit në 13 gusht, që vlerësohet të jetë rreth të 30-ave, në një pronë në qytetin Eslamshahr në provincën e Teheranit.
Ishin fqinjët e gruas ata që njoftuan autoritetet duke u shprehur se nga banesa ngjitur vinte një aromë shumë e rëndë që po krijonte shqetësim në gjithë zonën.
Gruaja kishte flijuar bashkëshortin e saj, pasi ajo kishte marrë vesh se burri i saj e preu në besë.
“Kam parë burrin tim dhe dashnoren e tij në shtëpi dhe pas largimit të gruas u grindëm, burri im e solli thikën. I thashë nëse më mashtronte, të më vrasë që të më shpëtojë. Ai ma ka dorëzuar thikën”, tha ajo.
Sipas informacioneve mendohet se gruaja e ka kryer veprimin e rëndë me një gjë të mprehtë dhe e ka pyetur bashkëshortin: “Si do të më vrisje nëse do të më vrisje?”, për të cilën ai u përgjigj: “Do të të godisja me thikë në bark”. Më pas raportohet se ajo ka kapur th/kën dhe e ka goditur burrin. Trupi i pajetë i burrit është dërguar nga autoritetet për autopsi.
Gruaja e re dyshohet se u tha hetuesve: “Partneri im më rrihte mua dhe vajzën time pesëvjeçare dhe më tradhtoi disa herë. U lodha nga kjo sjellje dhe për këtë e çova në ferr”.