26-vjeçari humbi jetën për një vajzë! I ati në gjendje të vështirë shëndetësore, i vëllai tentoi t’i japë fund jetës

8 muaj më parë
26-vjeçari humbi jetën për një vajzë! I ati në gjendje të vështirë shëndetësore, i vëllai tentoi t’i japë fund jetës

Martin Çeço është 26-vjeçari i cili u gjet i pajetë në rezervuarin e Maliqit pasi u m yt me litar nga tre shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Ka qenë lidhja me një vajzë ajo që i ka shkaktuar probleme të riut dhe para pak ditësh i mori edhe jetën. Xhaxhai i Martinit duke folur për mediat ka deklaruar se babai i 26-vjeçarit ndodhet në gjendje të vështirë psikologjike në spital ndërsa vëllai më i madh i Martinit ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ndërkohë më herët, Katerina Ago ka deklaruar për mediat se vëllai i saj i kishte treguar se ishte kër cënuar nga disa persona por nuk e dinin se nga kush dhe pse. Ajo u shpreh se i vëllai jetonte me babain dhe se i kishte treguar se ishte i lidhur me një vajzë.

“Unë jetoj ne Greqi. Vëllai më ka marrë në tel 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona.

Por nuk me tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë por nuk e njihnim.

Edhe babait i kishte treguar qe e kërcënonin disa persona por arsyet dhe emrat ë tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rendë psikologjike ne spitalin e Korçës”, tha ajo.