26-vjeçarit i morën jetën për një femër, e motra e përlotur: Ishte djalë i urtë në punën e tij

8 muaj më parë
26-vjeçarit i morën jetën për një femër, e motra e përlotur: Ishte djalë i urtë në punën e tij

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço që u gjend i pajetë në rezervuarin e Maliqit. I riu ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij por më datë 16 trupi i tij u gjet i pajetë në rezervuar dhe sot policia ka ndaluar 3 persona që i kanë marrë jetën atij.

Mësohet se 26-vjeçari prej disa kohësh ishte në një lidhje me një vajzë e cila në të njëjtën kohë ishte e lidhur me një nga autorët e arrestuar.

Motra e Martin Çeços, e përlotur ka folur për këtë ngjarje. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se ishte një dajë i urtë dhe punëtor.

“‘Me aq sa di, unë ka humbur që të dielën. I urtë, punëtor. Bënte dru në fshat dhe i shiste. Nuk i njohim personat. Nuk jam kam idenë se kush janë autorët. Unë rri në Greqi.

Jetonte me babain, nuk kishte thënë asgjë në shtëpi. Kishte dalë në 11 të natës. Dje u vumë në dijeni për lidhjen. Prej një muaji ka qenë në lidhje, më shumë se di.’- tha motra, Katerina Ago.

Xhaxhai i tij tha se nuk i njohin autorët, ndërsa pohon se ato janë nga Peshkopia. ‘Ne mbas 4 ditësh e morëm vesh. Na thanë se është m ytur nipi nuk dimë asgjë. Mbas 4 ditësh e gjeti policia. Vetëm e motra dhe i ati. E gjetëm tha dhe e dërguam atje. Nuk janë nga fshati, janë nga Peshkopia. Djalë më i urtë nuk kishte.’- u shpreh xhaxhai i tij.