27 vjeçari Sadikaj shok me mashtruesin më të njohur në Shqipëri: Do më mungosh shumë vëlla

8 muaj më parë
27 vjeçari Sadikaj shok me mashtruesin më të njohur në Shqipëri: Do më mungosh shumë vëlla

27-vjeçari, Aleksander Sadikaj, i cili u nderroi jete dy ditë më parë në Tiranë, ka qenë shok dhe me mashtruesin Ledion Mucaraku, ose siç i pëlqen atij ta quajn “ish-President i Firmës Piramidale 2007-2014”.

Ky i fundit, ka postuar disa foto me Aleksandër Sadikajn në rrjetet sociale dhe teksa e konsideron si vëlla, shkruan se do i mungojë shumë.

“U prehsh në paqe vlla Aleksander Sadikaj, vëlla do më mungosh shumë vëlla” shkruan Ledion Mucaraku duke e shoqëruar me disa emoji duke qarë.

Nga fotot duket se Ledion Muçaraku ka qenë dhe në resortin e Aleksander Sadikajt në Memaliaj, teksa në një foto tjetër shfaqen duke konsumuar verë.

Po ashtu motra e 27-vjeçarit dhe ka shkruar disa rreshta prekës, ku mes të tjerash thotë se “sot për të s’ka më jetë”. Komnetet ngushëlluese kanë qenë të shumta.

“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen.

Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.