Supergolin ndaj Galatasarait, Endri Çekiçi ia dedikon Megi Pojanit që ishte në stadium (video +foto)

6 muaj më parë
Supergolin ndaj Galatasarait, Endri Çekiçi ia dedikon Megi Pojanit që ishte në stadium (video +foto)

Endri Çekiçi i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve rreth lidhjes së tij me blogeren Megi Pojani. Lidhja e tij me bukuroshen ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.

“Prova” e lidhjes ishte sot në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës, me futbollistin i cili më pas takoi shokët e skuadrës.SHIH GOLIN

Por më pas kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Ina.

Supergolin ndaj Galatasarait, Endri Çekiçi ia dedikon Megi Pojanit që ishte në stadium (video +foto)

Një prani në tribunë që pak a shumë konfirmon edhe lidhjen e futbollistit të përfaqësueses shqiptare me blogeren, duke i dhënë fund hamendësive rreth tyre.

Por si të mos mjaftonte me kaq, harkëtari i Kombëtares e provoi një tjetër super gol, këtë herë do të ishte shumë herë më i bukur.

Traversa dhe fati i tha “JO” mesfushorit tonë në minutën e 27, teksa portieri dhe të gjithë lojtarët u shtangën pas goditjes nga distanca, me topin që goditi traversën.SHIH VIDEON