Serbi i bindur për Brojën: Ti do bëhesh numri një në Angli

8 muaj më parë
Serbi i bindur për Brojën: Ti do bëhesh numri një në Angli

Armando Broja vijon të ketë vëmendjen maksimale edhe në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares për Nations League. Sulmuesi kuqezi ka postuar në Instagramin e vet një foto ku bën shqiponjën dykrenare me duar.

Shumë reagime nga ndjekësit e tij, ku në sy bie një serb i cili flet me superlativa për shtatlartin e kombëtares shqiptare. Ai duket se është tifoz i Chelsea-it, por edhe i Brojës në veçanti. Injoron politikën dhe thekson se 21-vjeçari do të bëhet numri një i anglezëve në të ardhmen.

Në Instagramin e Brojës tifozi serb i shkruan: “Jam nga Serbia, por tifoz i Chelsea-it. S’më intereson politika. E dua Armandon. Ai do të bëhet lojtari numër një te Chelsea”.

Serbi i bindur për Brojën: Ti do bëhesh numri një në Angli

Milan ka hyrë në një etapë të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të ekipit. Kuqezinjtë tashmë janë nën pronësinë e amerikanëve të RedBird që pritet të forcojnë bazat ekonomike dhe të rrisin cilësinë e ekipit për të garuar në nivelet më të larta të futbollit. Drejtuesit e klubit po punojnë për afirmimin e ekipit për të plotësuar apo zëvëndësuar disa faktorë.

Reparti i sulmit të Milanit përbëhet nga 4 lojtarë me Ibrahimovic, Giroud, Origi dhe Lazetic. Nga këta të 4 vetëm Giroud po luan teksa të tjerët janë të dëmtuar. Edhe alternativa Rebic poashtu është jashtë fushave ndaj Maldini duke parë moshën e madhe të dyshes kryesore Ibra-Giroud, po punon për afrimin e një sulmuesi të ri që të udhëheqë kuqezinjtë drejt sukseseve.

Emri kryesorë që qarkullon në media është ai i lojtarit të Kombëtares Shqiptarë, Armando Broja. Sipas gazetarit Carlo Pellegati, Broja shihet si profili ideal për kampionët e Italisë. Chelsea refuzoi një ofertë prej 38 milionë euro nga West Ham në verën e fundit për shqiptarin ndaj Maldini duhet të rishikojë buxhetin pasi kartoni i sulmuesit 21-vjeçar pritet të kushtojë shumë.