4 gola në 7 ndeshjet e para, kush është sulmuesi i huazuar nga Partizani që po shkëlqen në Kosovë

6 muaj më parë
4 gola në 7 ndeshjet e para, kush është sulmuesi i huazuar nga Partizani që po shkëlqen në Kosovë

Arçejnxh Bintsuka iu bashkua Partizanit në nisje të merkatos së verës dhe fillimisht u mendua se do të ishte një alternativë për Skukën.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, sepse me ardhjen e Kolelës në krye të pankinës u vendos që Bintsuka të huazohej dhe ajo që përfitoi ishte Drenica.

Menjëherë kongolezi është shndërruar në titullar te skuadra e Superligës së Kosovës dhe po bën shumë mirë, madje mund të themi se “ka shkëlqyer”.

Ai ka mundur të shënojë plot 4 gola në shtatë javët e para të kampionatit, duke u shndërruar në sulmuesin kryesor të ekipit.

4 gola në 7 ndeshjet e para, kush është sulmuesi i huazuar nga Partizani që po shkëlqen në Kosovë

Nderkohe Shandrel Masanga Matondo është lojtari i vetëm i Partizanit deri më tani, që është thirrur nga kombëtarja A përkatëse.

Përfaqësuesja e Kongos ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet ndaj Mauritanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës, ku Kongo ndodhet në grupin I dhe Madagaskarit në miqësore.