40 mln euro frenojnë tratativat! Oferta e Milanit dhe e Chelsea-t por Jorge Mendes…

6 muaj më parë
40 mln euro frenojnë tratativat! Oferta e Milanit dhe e Chelsea-t por Jorge Mendes…

Milani është i prirur të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, e cila skadon në vitin 2024. Megjithatë, disa faktorë e bëjnë çështjen të komplikuar dhe Chelsea po fshihet gjithashtu në prapavijë.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, agjenti i Leaos, Jorge Mendes ka kërkuar një pagë prej 7 milionë euro në vit për të rinovuar me Milanin. Përveç kësaj, lojtari dëshiron që kuqezinjtë të paguajnë një pjesë të madhe të 16-19 milionë eurove që i detyrohet Sportingut.

Me pak fjalë, çështja është e komplikuar dhe Milani aktualisht po vlerëson ofertën më të mirë të mundshme që mund t’i bëjë anësorit. Ndërkohë, Chelsea pritet të bëjë një përpjekje të re në janar dhe është gati t’i japë Leaos 8-9 milionë euro në vit.

Është e qartë se si Milani ashtu edhe Leao duan të vazhdojnë së bashku, por duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëveshjes, asgjë nuk mund të përjashtohet për momentin. Shpresohet që palët të arrijnë një marrëveshje të arsyeshme në fund.

Rinovimi i Rafael Leaos vijon të kushtëzohet me gjobën prej 19 milionë eurosh që do të derdhet në arkat e Sportingut – raporton edhe Repubblica.it. Me taksa, gjoba do të shkonte deri në 40 milionë euro.

Një shumë e madhe që Chelsea, që synon të vendosë 100 milionë euro në pjatë për kartonin, nuk do ta kishte ndërmend ta paguante. Pra, ceshtja e rinovimit vazhdon të jetë disi e ngatërruar. Është e qartë se hezitimi dhe një negociatë që nuk mbaron janë të lidhura edhe me çështjen Sporting.