Këngëtarja e paharruar Naile Hoxha përkujtohet sot në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta
Naile Hoxha është këngëtare e njohur. Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të këngës popullore qytetare. Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare, në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës. Ajo la pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.
Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare.
“Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj, janë vetëm disa nga këngët që ajo këndoi plot pasion, duke prekur edhe skenat jashtë Shqipërie. Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe.
Ajo iku duke lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por edhe duke mbajtur pengun se brezat e ri nuk po arrijnë të ruajnë traditën e bukur që Shkodra ka patur.
Naile Hoxha (Shkodër, 31 dhjetor 1934 – 29 gusht 2016) ka qenë këngëtare e muzikës popullore shqiptare. E dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” kl. II dhe më 1976 me titullin “Artiste e Merituar”.Disa nga këngët më të suksesshme të saj që kanë pasur sukses jo vetëm në Shqipëri, ishin “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”.
Këngëtarja shkodrane ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. U nda nga jeta më 29 gusht 2016.