8 vite pa Dr. Florin

4 muaj më parë
8 vite pa Dr. Florin

Si sot 8 vite më parë, u nda nga jeta Dr. Flori. Të shumtë kanë qenë miqtë dhe njerëzit e afërt që e kanë kujtuar. Padyshim, nuk ka munguar as bashkëshortja, e cila ka postuar në Instastory një foto të tij me të bijën.

“Përgjithmonë”, ka shkruar Blerina krah këtij kujtimi të paharrueshëm.

“8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.

Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.

Jeta shkon

Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon,

Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,

Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!

Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Dr. Flori

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,

Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,

Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani

Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,

Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan

E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan

Se disa ngelën në vend e disa u harruan,

Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan

Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa

Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime

Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja

Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)”, ka shkruar Roland Hysi, mik i këngëtarit të ndjerë.

8 vite pa Dr. Florin