“80% e tradhtive falen gjatë verës”, dedektivja zbulon sekretin e madh të kësaj stine

8 muaj më parë
“80% e tradhtive falen gjatë verës”, dedektivja zbulon sekretin e madh të kësaj stine

Këtë të hënë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Jori Mersin, Stivens Bulku, Sotira Jankulla dhe Shkenda Lili të cilët biseduan për temën: Pse tradhtojmë më shumë në verë?

Dedektivja private theksoi se sipas kalkulimeve të saj, ardhja e emigrantëve është një faktor i cili ndikon në balancat mes çifteve.

“Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive. Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti.

A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.” – shprehu dedektivja.

Shkenda gjithashtu shtoi se, sipas statistikave të saj, 80% e grave dhe vajzave e falin tradhtinë dhe shumë rrallë mund të bëhet shkak për divorcë tradhëtia e partnerit.

Gjatë bisedës Jori tha se nuk është aspak xheloze pse partnerin e saj mund ta ngacmojnë vajzat e tjera sepse është e sigurt në vete.

“Nëse do bëj si këto gocat xheloze, nuk ndodh Ermal. Unë personalisht e kam falur tradhtinë. Ai alkooli u merr mendjen çunave. Edhe ndodh. Ndoshta mund të dukem unë shumë liberale…” – përfundoj sipërmarrësja, e cila u kundërshtua nga Sotira Jankulla që shprehu se kur personi nuk e ka ndarë mendje, mos t’i bëj gjërat serioze me partnerin/en.

“Unë e kuptoj çfarë thotë Jori, por nëse dikush ka shpirtin festiv, nëse nuk e ka ndarë mendjen akoma, le të vazhdoj. Nuk ka pse merr më qafë partnerin ose partneren. Pastaj për tradhtinë, ka asgjë absolute, nëse duan të falin…”