80-vjeçarja që punon për të mundur varfërinë duke thur çorape

4 javë më parë
80-vjeçarja që punon për të mundur varfërinë duke thur çorape

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamilja punon papushuar. Në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta. Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë .

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë, raporton Report tv.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.