800 mijë euro për Seferin, zbulohet klubi turk që e do në ekip

3 muaj më parë
800 mijë euro për Seferin, zbulohet klubi turk që e do në ekip

Për Taulant Seferin vazhdojnë të vijnë oferta nga skuadra të ndryshme duke parë dhe formën e tij të mirë dhe aktivizimin me kombëtaren e Shqipërisë.

Së fundi është futur në garë një nga klubet me buxhetin më të madh në Ligën e Parë turke, Manisa FK, që është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Kumanova.

Drejtuesit mendojnë që Seferin ta shesin pas Europës, sepse një paraqitje tjetër e mirë e sulmuesit do të thotë rritje e vlerës në treg.

Presidenti Refik Halili është shprehur se Seferin nuk e lë, nëse blerësi nuk paguan të paktën 1 milion euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Tirana aventurën në Europë e mbyll në fund të korrikut në rastin më të keq dhe nëse shkon në grupe, gjërat ndryshojnë, sepse më pas ridimensionohen.

Qartë dhe saktë, sulmuesi nuk do të falet lehtë nga kampionët e Shqipërisë. Refik Halili mund të kërkojë shumë para, por duken më shumë si qiqra në hell.