Situata e lidhur me Rafael Leaon mbetet ende e bllokuar, më saktë për dëmshpërblimin që lojtari do te duhej t’i paguante skuadrës së tij të vjetër, Sporting Lisbonës, pasi perpara disa vitesh shkoi te Lille duke prishur ne menyre unilaterale kontraten me klubin portugez.
Milani do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje për të ulur kërkesat e klubit portugez. Lojtari në fakt duhet të dëmshpërblejë Sportingun, pas transferimit te Lille, që u bë në vitin 2018, kur ai përdori kauzën e drejtë për t’u çliruar nga bardhejeshilet.
Arsyeja? Në fund të atij sezoni, si shumë nga shokët e tij të skuadrës, Leao e ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme për shkak të sulmit të dhunshëm të organizuar nga tifozë të shumtë në qendrën sportive të klubit pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Sipas asaj që raportoi gazeta sportive A Bola, do të kishte pasur dy takime deri tani për të arritur një marrëveshje që do të kënaqte të dyja palët. Mirëpo, takime që nuk dhanë asnjë rezultat që shpresonte klubi kuqezi.
Kërkesa e presidentit te Sportingut Frederico Varandas, në fakt, mbetet e pandryshuar: rreth 20 milionë euro duhen per te mbyllur kete ceshtje. Leao ka punesuar nje avokat francez qe po meret me ceshtjen e Sporting.
“Nuk kemi pse te paguajme ne Sportingun”, tha Maldini! Ne fakt, oferta e Milanit vlen per rrogen e lojtarit dhe kaq, por nuk mund te paguhen thuajse 10 mln euro te tjera ne forme bonuse per nje futbollist qe ka edhe 2 vite te tjera kontrate dhe nuk eshte ne muajt e fundit…
Fjala e fundit do te jete edhe e Rafa Leaos, qe te Milani ndihet i lumtur dhe si ne shtepi, por kjo ceshtje po e sikletos jo pak pasi familja e tij shtyn qe te zgjidhet sa me shpejt. Maldini ka raporte te shkelqyera me Mendes dhe nuk deshiron t’i prishe por agjenti duket i pafuqishem ne sponden “Sporting” sepse nuk ka qene ai qe ka bere levizjen e dikurshme te Leaos, pasi Leao kaloi ne firmen e Mendes, Gestifude, pas asaj ngjarje!