A do bëjë dot histori Tirana me këtë formacion në Europë? (foto)

8 muaj më parë
A do bëjë dot histori Tirana me këtë formacion në Europë? (foto)

Mirë apo keq, Tirana po shkëlqen në merkato dhe skuadrën po e bën nga e para. Me largimin e Tolit dhe Hoxhallarit, skuadra duket sikur u lëkund, ndërsa me ardhjen e Florent Hasanit, Albano Aleksit dhe Arlind Ajetit, nëse firmos, skuadra bëhet e plotë.

Mbrojtja është blind. Ashtu edhe mesfusha, ndërsa sulmi bëhet fluturues. Edhe stoli i rezervave do të jetë më i plotë, me De Silvën, Hilën apo edhe Tolin nëse ai vjen. Pa harruar të rinjtë e tjerë që skuadra ka me shumicë dhe që janë gati për të kapur një shans te Tirana.

A do bëjë dot histori Tirana me këtë formacion në Europë? (foto)

Tirana do të luajë edhe tri miqësore deri në fund të fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi. Kështu bardheblutë luajnë në datën 19 qershor me Shkupin.

Tri ditë më vonë, Tirana përballet me Hermannstadtin skuadrën rumune. Në fund, 26 herë kampionët e Shqipërisë do të mbyllin fazën përgatitore, atë ndaj Fenerbaçes, në datën 25 qershor.

Ky do të jetë edhe testi gjeneral i bardhebluve para kthimit në atdhe. Tirana mundet në miqësoren e parë që zhvillon në Turqi.

Kështu, bardheblutë u përballën të enjten me ekipin moldav Dinamo – Auto Tiraspol. Në fund të 90 minutave skuadra bardheblu u mund me rezultatin 1-2.