A e dini sa shqiptarë punojnë në administratë sot? Kemi vendosur rekord në Europë

3 muaj më parë
A e dini sa shqiptarë punojnë në administratë sot? Kemi vendosur rekord në Europë

Nëse pyet seriozisht një grup shqiptarësh se ku duan të punojnë, mbi 80% e tyre do të thonë të njëjtën përgjigje: Në administratë! Kjo nuk ndryshon prej vitesh dhe ju e dini pse. Në administratë fle gjumë.

Shqipëria aktualisht llogaritet si shteti i cili renditet në vend të parë në Europë, përsa i përket të punësuarve në administratën shtetërore. Ky është fakt.

Të dhënat e INSTAT (agjenci shtetërore) tregojnë se për vitin 2021, në institucionet shtetërore janë regjistruar 183,255 të punësuar, më shumë se cdo herë tjetër.

30.6% e të punësuarve në Shqipëri janë të punësuar në sektorin shtetëror. Mos e besoni po deshët, por 1 në 3 shqiptarë punojnë në administratë. Kjo sikur nuk shkon.

Vendin e parë në Europë e kryeson Shqipëria përsa i përket përqindjes së lartë të popullsisë që është e punësuar në sektorin shtetëror dhe zakonisht kjo vlen për vota, për secilën qeveri.

Në vend të dytë renditet Norvegjia me 30.4%, pasuar nga Suedia me 28.8% dhe Danimarka me 28.02%. Rezulton se shteti që ka përqindjen më të ulët të të punësuarëve në shtet është Gjermania me 10.49%.