A është ky peshku i madh? 1 vit pas hekurave ish-kandidati i LSI-së për blerje votash

7 muaj më parë
A është ky peshku i madh? 1 vit pas hekurave ish-kandidati i LSI-së për blerje votash

Gjykata e Posaçme ka dënuar me një vit burg ish-kandidatin për Deputet të LSI-së, Etjon Joka. Një ngjarje e papritur kjo në lidhje me situatën politike në vend. Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. GjKKO pranoi kërkesën e SPAK, i cili po ashtu kërkoi 1 vit heqje lirie për ish kandidatin e LSI-së.

Joka, dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt dhënies së votës. Gjithashtu me një vit iu hoq liria edhe Elis Babos, tjetër eksponent politik. Më poshtë pjesa e parë e bisedës së kandidatit të LSI-së që u kap: Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal. Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë. Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit. Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin. Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 10.000 lek), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap… Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët. Qytetari: Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat.

“O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?”.