Që nga momenti i parë i publikimit, fotoja ku Messi dhe Ronaldo shfaqen përballë njëri tjetrit është kryefjala e të gjitha mediave në çdo shtet të botës.
Mirëpo duket se me kalimin e ditëve po dalin në dritë detaje të reja, teksa në rrjetet sociale po qarkullon një video nga prapaskenat e realizimit të fotos.
Messi dhe Ronaldo nuk kanë qenë vërtetë përballë njëri tjetrit në momentin e shkrepjes së fotos. Fotot janë bërë për secilin dhe më pas janë përpunuar duke u bashkuar dhe duke e kthyer në një foto të vetme.