”A je akome e virgjër?” Sindi Loci i vë ‘kapakun’ muhabetit: Listën e kam të gjatë si tuneli i Kalimashit…

1 muaj më parë
”A je akome e virgjër?” Sindi Loci i vë ‘kapakun’ muhabetit: Listën e kam të gjatë si tuneli i Kalimashit…

Besoj shumë nga ndjekësit e rregullt të emisionit Përputhen e mbajnë mend Sindi Locin, e cila që me hyrjen e saj në këtë program bëri xhiron e rrjetit, pasi pohoi se ishte e virgjër dhe kishte vendosur që tël gjente dashurinë e jetës në ekran.

Një pjesë e publikut e vlerësoi çiltërsinë e saj, ndërsa një pjesë tjetër nuk i dha shumë kmente pozitive. Së fundmi ajo është pzetur nëse vijon të jetë ende një vajzë e virgjër dhe Sindi i ka kthyer një përgjigjë shumë spontane dhe pikante.

Nuk e dimë nëse Sindi vazhdon të jetë e virgjër, por fotot në Instagramin e saj kanë evoluar shumë dhe shpesh nuk mungojnë as ato provokuese. Kështu, në një foto të fundit, Sindi ka replikuar me një ndjekëse, e cila e pyet nëse është e virgjër sepse ka një kushëri të interesuar.

Komenti i vajzës: “Vazhdon të jesh e virgjër? Se më vjen një kusho nga Anglia dhe do një nuse të virgjër”.
Sindi Loci: “Ja ta shtoj dhe kushon tënd në listë, do presi icik o zemra taksirat se të gjith nuse ne virgjër e duan jo tunel Kalimashi, edhe me thënë të drejtën ka shkuar lista e gjatë shumë”.

Kujtojmë se Sindi është një vajzë që ka pasion muzikën. Ajo ka studiuar në Rumani për violinë dhe shpesh ka luajtur pjesë të shkurtra edhe gjatë kohës që ishte pjesë e programit. Ajo së bashku me motrat e saj pak kohë më parë kanë publikuar një këngë në Youtube, nga një studio në Kosovë.