Sarah Berisha dhe Dj PM janë një prej çifteve më simpatike të shoubizit. Herë pas here dyshja ndan detaje nga marrëdhënia e tyre, teksa shpesh pyeten edhe për vendin që kanë zgjedhur për të jetuar. Kosovë apo Shqipëri? Të ftuar në “Zemër Luana”, duket se e kanë thënë një përgjigje.
“A je gati të lësh familjen tënde dhe të zhvendosemi në Kosovë?”-ishte një ndër pyetjet gjatë premtimeve për ‘martesën’ e tyre që u zhvillua në program. Sarah tha se nuk ishte gati ndërsa PM u shpreh i gatshëm duke thënë: ok do vij unë!