‘A puth ndopak mirë’? Ermal Fejzullahi i mbyll gojën ‘fansave’ me dy fjalë

4 javë më parë
‘A puth ndopak mirë’? Ermal Fejzullahi i mbyll gojën ‘fansave’ me dy fjalë

Ermal Fejzullahu është vënë përpara një pyetje tepër të sikletshme. Këngëtari nga Kosova ka qenë i ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku është zhvilluar një lojë duke iu përgjigjur disa pyetjeve të rastësishme.

Pyetja që i ra këngëtarit të famshëm ishte “A mendon që puth mirë?”

Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë nënës së fëmijëve të tij, Ariana Fejzullahu. “Duhet t’ja bëjmë Arianës këtë pyetje… Po”, tha ai.

Kujtojmë që ka ditë më parë këngëtari festoi 34 vjetorin e lindjes dhe urimin më të bukur e mori nga partnerja e tij, e cila shkroi fjalët më të ëmbla për të.

“Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri, të paçim gjithë jetën”, shkroi Arjana krahas një fotoje me Ermalin.

Ermali është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun, gjithmonë është dalluar si një njeri paqësor, i cili nuk ka pasur asnjëherë zënka me asnjë këngëtar tjetër. Vazhdimisht ai sjell këngë të reja dhe hite, e padyshim konvcertet e tij janë një argëtim më vete.