Acerbi dhe buzëqeshja në Lazio-Milan pas golit kuqezi, agjenti i tij thyen heshtjen për herë të parë dhe akuzon!

6 muaj më parë
Acerbi dhe buzëqeshja në Lazio-Milan pas golit kuqezi, agjenti i tij thyen heshtjen për herë të parë dhe akuzon!

Në orët e fundit të merkatos së verës, pas muajve të vështirë dhe një divorci me klubin dhe qytetin e tij, Francesco Acerbi më në fund ka gjetur një akomodim të ri. Një mundësi e rëndësishme për të, i cili gjithashtu iu afrua shpesh orbites “Milan” gjatë verës.

Interi e mori atë diten e fundit te merkatos për ta bërë atë alternativën ndaj De Vrij, një nga elementët më të lekundur të sezonit të kaluar. Ndikimi i Acerbit te Interi ka qenë shumë pozitiv, pavarësisht thashethemeve të shumta dhe të këqijave që janë thënë për të dhe profesionalizmin e tij.

Polemikat e turpshme të buzëqeshjes ironike pas asaj Lazio-Milan janë vërtet pasqyra e kulturës sportive të mangët italiane dhe jo vetem… Mbi atë episod është rikthyer agjenti i Acerbit, Federico Pastorello, i cili foli ekskluzivisht për TV PLAY:

“Jam i lumtur për Acerbin, është një djalë i artë dhe i veçantë, në jetën e tij ka kaluar vështirësi të mëdha që ishte në gjendje të kapërcejë sepse ai ka një karakter të madh. Nuk kisha asnjë dyshim se skepticizmi për gjëra absurde si ajo buzëqeshja pas Lazio-Milan u kapërcye, mendoj se është djallëzore vetëm të mendosh për ate gje dhe te ngresh dyshime mbi futbollistin”.

Tifozeria e Interit ende mendon se ishte Acerbi ai qe i fali golin dhe titullin Milanit por ne fakt harrojne se i mundi Sassuolo brenda ne San Siro dhe humben ndaj Bologna-s dhe gjithashtu u munden ne derbi…