Adrola Dushi në postimin e fundit: “Më bëri të jem e dobët…”

1 muaj më parë
Adrola Dushi në postimin e fundit: “Më bëri të jem e dobët…”

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale shprehje të ndryshme që na tregojnë më shumë për gjendjen emocionale të saj. E në Instastory-n më të fundit, Adrola teksa ka ripostuar një faqe të huaj duket se ka rënë dakord për ndikimin që kanë traumat në jetën e njerëzve.

“Trauma të bëri më të fortë.” Jo. Traumat më lanë të traumatizuar. Më bëri të jem e dobët, të kem shumë netë pa gjumë dhe të humb memorien. Më dha ndjesi që nuk i doja. E bëra veten më të fortë duke e nxjerrë nga një vend të errët dhe duke mbajtur pasojat që nuk ishin faji im”.