Afron rinovimi i Kalulu: pengesa e fundit thjesht 500 mijë euro!

2 muaj më parë
Afron rinovimi i Kalulu: pengesa e fundit thjesht 500 mijë euro!

Ndër surprizat e shumta të Scudetto-s së Milanit të sezonit të kaluar dhe ndër siguritë e shumta të kampionit italian të Milanit të këtij viti është (edhe) Pierre Kalulu, qendërmbrojtësi i lindur në vitin 2000, i cili tashmë është bërë titullar i përhershëm i skuadrës së Stefano Piolit.

Milan është në bisedime të avancuara me agjentin e mbrojtësit Pierre Kalulu për zgjatjen e kontratës së tij, thuhet në një raport te publikuar nga Calciomercato.com: bisedimet mes Milanit dhe përfaqësuesve të Kalulu janë ‘të avancuara’ për vazhdimin e kontratës së tij aktuale, e cila do të skadojë në qershor 2025.

Ka një distancë prej rreth 500 mijë euro neto në sezon midis ofertës që Milani ka vënë në tavolinë dhe kërkesave të agjentit të Kalulu, por ekziston dëshira e dyanshme për ta mbyllur marrëveshjen pozitivisht. Sipas asajj qe thuhet Kalulu kerkon 2 mln euro ne sezon dhe Milani jep 1.5 mln euro dhe bonuse.

Francezi ka pasur nje rritje te jashtezakonshme dhe duket se është një tjetër bast që departamenti i skautizmit e ka bërë të drejtë duke qenë se ai kushtoi vetëm 480 mijë euro për tarifën e zhvillimit, pasi kishte arritur në fund të marrëveshjes së tij me Lyon dy vjet më parë.

Pavarësisht se është një lojtar i rregullt te Milani, Pierre Kalulu është ende pjesë – së bashku me Fofana 80 milionëshin e Chelsea – i Francës u21. Në këtë pushim, numri 20 i kuqezinjve luajti 90 minuta si mbrojtës i djathtë kundër Gjermanisë, në sfidën e së cilës bëri një pritje të shkëlqyer nga një gol praktikisht të realizuar dhe u aktivizua si zevendesues ne te 60 kundër Belgjikës U21.

Mënyra e tij e të qenurit dhe e lojës, pra, korrespondon plotësisht me atë që është diktati i korporatës në skuadrën kuqezi: i ri, ambicioz, i disponueshëm, i talentuar, i fortë. Për Kalulu-n në fakt do të ishte gati rinovimi deri në vitin 2026 me rritje rroge…