Djaloshi kuqezi i Kombëtares Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit te Interi pasi mes zikaltërve dhe Empolit ka një akord të plotë.
Menaxheri i mesfushorit shqiptar, Elio Berti, ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit milanez dhe pas daljes nga aty i është përgjigjur interesimit të mediave të shumta që prisnin lajme rreth këtij takimi.
“U informuam rreth faktit se klubet kanë gjetur një akord. Ka gatishmëri nga të gjithë palët. Të shohim në ditët e ardhshme.
Futbollisti është i lumtur? Të gjithë jemi të lumtur. Sa vite kontratë? Të shohim”, tha menaxheri i tij, Elio Berti, pasi doli nga zyrat e Milanit.
Ai u ngacmua nga gazetarët e pranishëm edhe për ofertat e tjetra për Asllanin. “Kishte edhe skuadra të tjera të interesuara, edhe Milani Jemi këtu dhe më mirë se kaq nuk ka”, iu pergjigj ai një nga gazetarëve.
#Asllani, agente annuncia: "Società hanno trovato l'accordo. C'era anche il #Milan? Meglio di qui…"
👉 @ivanfcardia pic.twitter.com/r1V6VPM6MF— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 17, 2022
“Më mirë se këtu…”, ishte përgjigja duke qeshur e menaxherit të futbollistit para se të largohej. Me siguri që kjo përgjigje e tij s’do pritet mirë nga tifozët dhe klubi kampion i Serisë A.