Aktori i njohur, Bes Kallaku, ka treguar se personi i cili e ka ndihmuar në fillimet e tij, si aktor humori ka qenë Agron Llakaj. Ky i fundit një ndër ikonat më të mëdha të humorit në Shqipëri.
Në ABCNews Kallaku ka treguar se Agron Llakaj nuk do t’ia harroj kurrë mbështetjen, teksa është shprehur se mbase nuk ia ka shpërblyer aq sa duhet.
“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli.
“Unë Agron Llakajt nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet.
“Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më tri shton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.
Agron Llakaj ishte i pari që i dha mundësinë të hypte në skenë. Agron Llakaj është një ndër personat që ka ngritur më shumë të rinj në skenë.