Një aksid ent tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjermani. Si pasoje e aksid entit ka ndërruar jetë Era Grezda, 18 vjeçarja nga Gjakova me banim në Gjermani.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e të ndjerës në rrjetet sociale. Ajo ka ndërruar jetë pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përpla sur.
18-vjeçarja po kthehej nga një festë bashkë me shoqet e saj. “Familjarë miq, ju njoftojmë se dje në një tr agjedi me automobil ndërroi jetë motra ime Era. U prehsh në paqe o shpirt i bardhë”, ka shkruar motra e saj në Facebook.
Ndërkohë një tjetër familjare ka thënë se Era Grezda ishte e moshës 18-vjeçare dhe kishte shumë planë dhe dëshira të mëdha për të realizuar.
“Familjar, miq e dashamir ju njoftojmë se pas një aksi denti ndërroi jetë vajza, motra, mesa e shoqja jonë Era Grezda në moshën 18 vjeçare. Për ceremoninë mortore ju njoftojmë ndërkohë”, ka shkruar familjarja.
Ende nuk dihen saktësisht detajet dhe arsyet e ngjarjes, por largimi para kohe nga jeta i 18 vjecares ka sjellë shumë trishtim dhe hidhërim tek të gjithë ata që e njihnin atë.