“Ajo vajza e mashtronte të shkretin”, flet e motra e 26-vjeçarit që u gjet i pajetë në rezevuar

8 muaj më parë
“Ajo vajza e mashtronte të shkretin”, flet e motra e 26-vjeçarit që u gjet i pajetë në rezevuar

Në datën 16 qershor në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, u gjet i pajetë shtetasi Martin Çeço. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë ndaluar 3 persona Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Sipas Policisë tre shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datën 12 qershor kanë marrë viktimën në fshatin Kolanec, dhe më pas i kanë jetën duke ia hedhur trupin në rezervuar.

Kjo ngjarje u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte motra e viktimës, Klarida Çeço.

Kjo e fundit u shpreh se dy ditë para se të ndërronte jetë, i vëllai i kishte dërguar një fotografi ku ishte duke qarë. Kur ajo e ka pyetur se çfarë ka, Martini i kishte thënë se ishte i mërzitur.

“Besoj se ishte për shkak të asaj vajze. Nuk ishte i lidhur. Nuk ishin takuar, as nuk kishin pirë kafe. Vetëm flisnin në telefon. Ajo goca e mashtronte.

Kur ka pasur një lidhje me një tjetër, ti thoshte, mos ta verbonte më shumë vëllain. Unë i thosha gjithmonë lëre nëse ka një lidhje tjetër. Unë dyshoja se ajo ka një tjetër, ai nuk dyshonte”, tregon e motra e 26-vjeçarit.