Aksion gjigant i Policisë së Shtetit, kap kontrabandë 13 bidonë me 260 litra naftë

1 javë më parë
Aksion gjigant i Policisë së Shtetit, kap kontrabandë 13 bidonë me 260 litra naftë

Një rast i kontraban.dës me mallra njoftohet se është goditur nga Policia në Qarkun e Korçës. Në pranga ka rënë një banor i fshatit Goricë e Vogël, pasi në shtëpi i janë gjetur 13 bidonë plastik me 260 litra naftë.

“Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u bë kapja në flagrancë i shtetasit V. D.

Ai është banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.