Albin Kurti braktis konferencën, udhëton për të takuar urgjentisht Edi Ramën

2 javë më parë
Albin Kurti braktis konferencën, udhëton për të takuar urgjentisht Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u nis me urgjencë nga Prishtina në Tiranë në takim me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Rrallë ka ndodhur një situatë e tillë.

“Po ju lë se kam një takim urgjent,”- kanë qenë fjalët e vetme që ka thënë Kurti ndërsa ishte në një konferencë me gazetarët. Ata nuk dinin se cila ishte arsyeja.

Të dy janë në ambientet e ‘Vilës 30’ qeveritare. Takimi ka zgjatur 2 orë dhe nuk dihet me siguri se cila ka qenë tema e diskutimit. Kjo ishte një gjë e rrallë ndërmjet krerëve të dy shteteve.

Pas takimit në një moment, kreu i qeverisë shqiptare duket teksa i hedh dorën në qafë Kurtit. Ndërsa jashtë ndalojnë për të diskutuar edhe me personat e tjerë që erdhën nga Prishtina për të shoqëruar kryeministrin Kurti.

Deri më tani, mendohet se takimi është rezoluta kundër raportit të Dick Marty, për të cilën Rama do i drejtohet Këshillit të Evropës më 12 tetor, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e tjera.

Sidomos kur dy vendet janë përfshirë nga su.lme kibernetike në disa organe të rëndësishme për vendin. Megjithatë mbetet që objekti i bisedës të konfirmohet nga palët.