Alketa Vejsiu tregon momentin më të vështirë në jetë

8 muaj më parë
Alketa Vejsiu tregon momentin më të vështirë në jetë

Alketa Vejsiu ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj. Para fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan”, Alketa tregoi se kur ishte e vogël prindërit i bënë dhuratë një palë atlete kineze.

Pas larjes, ata i vendosën ato në sobën me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje. Moderatorja tha se atletet ishin puna e një viti edhe u dogjën duke dhënë më pas edhe një mesazh shumë domethenës.

“Unë kur kam qenë e vogël, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi, kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë”.

“I bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete”.

“E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, tregoi Alketa.

Histori të tilla brezi i ri nuk i kupton. Kush ka lindur pas viteve 1990 është brez me fat, sepse përgjithësisht nuk ka qenë i varfër. Eshtë fat vërtet, kur e mendon.