Drejtori i kompanisë “Acromax Media GmbH”, Aldor Nini, ka organizuar një festë private për të festuar mes miqsh ditën e tij të lindjes.
Për t’u veçuar nga zhurma e përditshmërisë dhe jeta e vrullshme e Tiranës, ai zgjodhi një vend më të qetë për të ftuar të afërmit, miqtë dhe personat e tij të besuar.
Vendndodhja e festës ishte pikërisht Kepi i Rodonit, “Prive-Luxury Mediterranean Villas & Apartments”. Pranë pishinës dhe me një pamje të bukur të detit e qiellit të hapur, të ftuarit darkuan, konsumuan alkool, kërcyen e u dëfryen deri në orët e para të mëngjesit.
Mes tyre përmendim Salsano Rrapin, Albana Perhatin, Eni Shehun, Eranda Libohovën, Dasara Karaiskajn, Seldi Qalliun dhe emra të tjerë të njohur, të cilët nuk i kursyen postimet nga festa nëpër rrjetet e tyre sociale, duke i uruar publikisht ditëlindjen Aldorit.
“Iconstyle.al” ka publikuar pamje ekskluzive nga festa e mbrëmshme, ku të pranishëm ishin gjithashtu personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.
Shumë brohoritje dhe dashuri nga të pranishmit mori gjithashtu ‘krahu i djathtë’ i drejtorit të “Acromax”, partnerja e tij Sara, që u kujdes gjithashtu që mbrëmja e tyre të shkonte siç duhej.
Atmosfera u ndez akoma më shumë pas momentit të fryrjes së qirinjve, kur alkooli e kishte bërë punën e tij dhe këngët u “gjallëruan” më tepër duke i shtyrë të gjithë të kërcenin. Madje, një pjesë e mirë e të ftuarve e vazhdoi festën duke u zhytur në pishinë e duke kërcyer brenda saj.
Aldor Nini tregoi se mes një liste të gjatë me persona që mund të ftonte në ditëlindje, zgjodhi ata me të cilët frekuentohet shpesh dhe njihet prej kohësh, duke i falenderuar për pjesëmarrjen në gëzimin e tij.