Altin Rraklli: Kombëtares i duhet një trajner që jeton në Shqipëri, ja 3 emra

5 muaj më parë
Altin Rraklli: Kombëtares i duhet një trajner që jeton në Shqipëri, ja 3 emra

Ish-futbollisti, Altin Rraklli thotë se ekipi kombëtar ka nevojë për një trajner shqiptar, i cili jeton në Shqipëri dhe e njeh nga afër situatën dhe kampionatin vendas.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se duhet t’i jepet shansi një trajneri shqiptar që të drejtojë kombëtaren.

“Ne kemi trajnerë shumë të mirë, trajnerë të cilët kanë arritur shumë gjëra, si në kampionatin shqiptar, por edhe në arenën ndërkombëtare. Unë nuk do të zgjidhja asnjë shqiptar që jeton jashtë Shqipërisë, që është rritur jashtë Shqipërisë. Ilir Daja ka treguar deri më tano klas.

Kemi pasur edhe Mirel Josën, Skënder Gegën, ish-lojtarë të kombëtares që i kaë ndenjur afër futbollit, pse të mos ia japim shansin edhe këtyre? Të kesh një trajner që të jetojë në Shqipëri, me situatën aty, me kampionatin tonë”, theksoi ai.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kampionatit Europian “EURO 2024”, në shortin e mbajtur të dielën në Frankurt të Gjermanisë.

Shqipëria do të jetë në grupin E, ku në vazon e parë kuqezinjtë kanë gjetur sërish Poloninë, përfaqësuese të cilën e patëm edhe në kualifikueset e Botërorit të Katarit.

Në vazon e dytë u përzgjodh skuadra e Republikës Çeke. Nga vazo e katërt, nga goglat e hedhura, janë Ishujt Faroe, ndërsa në vazon e pestë është Moldavia.