Andi ndahet përfundimisht me Melisën, zbulohet arsyeja! Skenar, apo…

8 muaj më parë
Andi ndahet përfundimisht me Melisën, zbulohet arsyeja! Skenar, apo…

Dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehu dhe Melisa Lleshi ka qenë në qendër të mediave rozë pas daljes së tyre si çift nga emisioni.

Pas gjithë peripecive për të qenë sëbashku, duket se çifti nuk arriti të qëndronte pranë njëri-tjetrit. Në daljen e tij të fundit Andi ka folur për herë të parë për ndarjen nga Melisa duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.

“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore.

Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.
I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.

Ndërkohë Viola Spiro e pyet: “Të la ajo?” Andi nuk kthen përgjigje por shprehet se “për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike”.

Viola ndërhyn sërish dhe e pyet nëse e bëri ai lidhjen toksike dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha: “E bëmë të dy”. Kete here ndarja eshte perfundimtare.