A ju ka ndodhur ndonjëherë të harroni diku celularin tuaj? Me siguri shumë njerëzve iu ka ndodhur, por jo gjithmonë ua kanë kthyer sërish.
Por ky nuk është rasti i një anglezi, i cili është mahnitur nga gjesti i mirësjelljes nga një shofer autobuzi në Prishtinë. Marc Perry, një gazetar anglez, kishte shkuar në Kosovë dhe kishte qënë duke udhëtuar në një nga autobuzat e qytetit të Prishtinës.
Pa dashur ai kishte harruar celularin e tij në serdilien ku ishte ulur. Ai mund të ishte larguar përgjithmonë pa celularin e tij dhe madje pa asur mundësi as ta den*nconte humbjen e celularit, duke qënë se ishte i huaj në Prishtinë, por gjesti i shoferit e ka lënë pa fjalë saqë ai i ka dedikuar edhe një status në Twitterin e tij.
Shoferi ishte kthyer nga rruga për t’i dhënë atij celularin, duke u kthyer mbrapsht nga rruga për kilometra të tëra. Pavarësisht kostos së udhëtimit ai kishte bërë një gjest fisnik dhe të paharruar nga gazetari anglez.
Në postimin e gazetarit, shkruhet se shoferi i autobusit i quajtur Haki kishte bërë disa kilometra për t’ia rikthyer telefonin Perrit.
Ai gjithashtu shkruan se kjo nuk është hera e parë që harron sende të cilat ia kanë gjetur dhe ia kanë kthyer banorët vendas.
“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri kilometra shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në postimin në Twitter.
