Animalistja Jonida Gjoka: Të hash mishin e bagëtive është njëlloj si të hash kushëririn tënd!

9 muaj më parë
Animalistja Jonida Gjoka: Të hash mishin e bagëtive është njëlloj si të hash kushëririn tënd!

Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri sa vjen dhe bëhet një problem më madhor. Shpesh kemi parë foto në internet ku qentë tërhiqen zv*rrë në rrugë me makinë, apo edhe mace të cilat qëll0hen për vd*kje.

Organizata të ndryshme të mbrojtjes së kafshëve po ashtu kanë den0ncuar shumë raste të tilla, por edhe persona specifik të cilët janë parë duke kryer veprime të dh*nshme ndaj kafshëve, siç ishte rasti i fundit me reperin Clevio Serbiano.

Por dukshëm ky fenomen vijon të jetë shumë i përhapur, pasi njerëzit në vendin tonë knë një kulturë të tillë ‘i forti dëmt0n të dobëtin’, e ndër këta krijesa të dobëta janë edhe kafshët.

Për shumë persona, kafshët janë qënie që nuk kanë asnjë ndryshim nga njeriu dhe duhet të trajtohen sa më mirë të jetë e mundshme.

Kështu mendon edhe animalistja Jonida Gjoka. Në një studio televizive ajo është shprehur se njerëzit duhet t’i duan kafshët dhe të kujdesen për to dhe jo t’i hanë.

“T’i preferon të hash një jetë kafshe, që është praktikisht një kushëriri jot, që ne me DNA jemi kaq afër me atë kafshë. Si mund të hamë ne kushëririn tonë”, është shprehur ajo.