Ditën e djeshme drejtori i Policisë Gledis Nano, pezlloi nga detzra nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostanin. Kjo e fundit kishte reaguar përmes një statusi, ku kishte shprehur pakënaqësitë e saj lidhur me punën e gayzetarëve dhe mënzrës se si ata i raportojnë lajmet.
Pas këtij vendimi opinioni publik u nda në dz kampe, ku një pjesë e mbështetën vendimin e Nanos dhe një pjesë tjetër me sa duket nuk e ka pritur aq mirë.
Gayetari Dritan Hila është një ndër personat të cilët nuk ishin dakort me këtë vendim, ku përmes një statusi u shpreh se Nano nuk kishte përse të ndërmerrte këtë masë, pasi shqiptarët ofendojnë vayhdimisht njëri-tjetrin, e puna e gayetarëve është kritikuar me qindra herë nga shumë persona publike, por edhe nga qeveritarët.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Hila shprehet se Anisa ka rënë në sz të popullit për shkak të paraqitjes së saj fiyike. Ai shton se ajo nuk vjen era djersë, është yll e bukur dhe do ishte mirë të gjenim edhe disa police të tjera si ajo.
“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.
Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.
Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”,-shkruan Hila ndër të tjera.