ANKANDI BOTMAN | Newcastle i tërbuar, paralajmëron Lille! Klubit francez po i skadon afati, strategjia e Maldinit

8 muaj më parë
ANKANDI BOTMAN | Newcastle i tërbuar, paralajmëron Lille! Klubit francez po i skadon afati, strategjia e Maldinit

Sven Botman vazhdon të jetë objektivi numër 1 te Milani për repartin e mbrojtjes. Kjo nuk është asgjë e re, duke qenë se kuqezinjtë e kanë ndjekur holandezin që nga janari i kaluar dhe kishin tentuar ta sjellin në Itali qe ne janar.

Gjithçka është shtyrë për në verë, nuk mungojnë problemet por ka ende besim në suksesin e operacionit. Botman do të ishte perfekt në paketën e prapavijes se  Stefano Piolit, për karakteristikat teknike dhe moshën.

Në fakt, ai është ende shumë i ri, por pavarësisht kësaj ai tashmë ka përvojë në Champions League. Profil ideal për Milanin dhe për projektin që Maldini dhe Massara duan të realizojnë.

Siç dihet tashmë, ka një marrëveshje me lojtarin. Te qeshurat e tij gjatë intervistës me kombëtaren holandeze kur u pyet nëse skuadra e interesuar për të është Milani nuk ka nevojë për komente të mëtejshme.

Thelbi i çmimit së tij mbetet, pasi ka ende probleme. Lille nuk dëshiron t’i largohet kërkesës fillestare prej rreth 40 milionë eurosh dhe kuqezinjtë do të donin t’i mbyllnin pak a shumë në 30 mln euro dhe ndonje bonus. Nuk do të jetë e lehtë të binden francezët…

Por, sipas raporteve nga gazeta kryesore britanike The Telegraph, Newcastle kërcënon të heqe dorë përgjithmonë nga afera Botman. Në fakt, anglezët janë rivalët kryesorë në garën për mbrojtësin, por tashmë skenari mund të ndryshojë në mënyrë dramatike.

Madje, duket se Lille nuk është mjaftuar aspak me 30 milionë paund që ofrohen nga Magpies. Kërkesa është ende në 40 milionë dhe kjo situatë ka filluar të lodhë klubin militant në Premier League.

Por, duhet theksuar nje fakt: brenda dates 30 qershor, Lille duhet te shese dhe arketoje. Sa me shume kalon koha, aq me e veshtire behet duke ditur se Botman ka akord me Milanin dhe eshte ne fjale me Paolo Maldinin. Pikerisht drejtuesi kuqezi ka perdorur kete strategji qe ne fund mund ta shperbleje…