Arbana Osmani ndodhet në pushimet e saj të disata që pas përfundimit të “big Brother VIP”. Moderatorja ka treguar se ajo po pushon me familjen e saj dhe gjithashtu me familjen e vëllait të Eduartit.
Ka qenë kunata e Arbanës e cila ka publikuar një foto me moderatoren duke treguar kështu edhe raportin e mirë që gëzojnë.
Arbana Osmani është në pitje të fëmijës së saj të tretë, por kjo shtatzëni nuk e ka penguar aspak për të kaluar pushime speciale në vende të ndryshme të botës.

Me disa foto të Jonit duke ndërtuar lego të ndryshme, Arbana ka zbuluar dhe profesionin e ardhshëm të tij. Joni zotëron gjithashtu aftësi shumë të mira në gatim, pasion të cilin e ka trashëguar nga mami.
“Dashuria ime Joni është një arkitet i vogël i mrekullueshëm dhe ne jemi shumë krenarë”, ka shkruar moderatorja krah gjithë legove që Joni ka ndërtuar të madhësive të ndryshme.
Nuk do të ishte çudi që kjo kënaqësi e Jonit të përkthehej në profesion kur ai të rritet megjithatë për të zbuluar rrugën që do të ndjekë, do të duhet të rritet dhe pak.