Ai ishte një nga personazhet më interesantë të Big Brother VIP Albania. Për aq sa qëndroi, ai dëshmoi një djalë të zgjuar e me shumë vlera. Kjo nuk ka diskutim.
Në atë kohë, Arbër Sulstarova foli shumë për vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën. Ai tregoi se si e kishte njohur dhe si arriti që edhe ai t’i fitonte zemrën.
Ish-banori preferoi që mos të tregonte as emrin e saj. Por tani e njohin të gjithë, pasi ka qenë vetë Arbëri ai që ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqet edhe partnerja.
Teksa mbrëmë ka qenë i ftuar në dasmën e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, Sulstarova ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij.
Arbëri ka postuar foto e video në “Instastory”, ku prezanton për herë të parë edhe të dashurën. Madje edhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka ndarë me ndjekësit një video ku ai shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.
Vajza qenka shumë e bukur. Të dy janë super të pashëm dhe krijojnë një dyshe të bukur. Arbri e meriton një vajzë kaq të hijshme, elegante dhe simpatike. Përgëzime!