Ardit Gjebrea paralajmëron artistët pjesëmarrës në “Kënga Magjike”, “Do të merren masa nëse do ketë blerje të klikimeve”!

5 muaj më parë
Ardit Gjebrea paralajmëron artistët pjesëmarrës në “Kënga Magjike”, “Do të merren masa nëse do ketë blerje të klikimeve”!

Ardit Gjebera ka bërë një paralajmërim për të gjithë konkurrentët e edicionit të këtij viti të “Këngës Magjike”.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai tha se blerja e klikimeve të këngëve të publikuara në YouTube mbetet problem.

Si e tillë, theksoi se do të merren masa për artistët, këngët e të cilëve nëse do të kenë blerje të klikimeve.

“Do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)”, ka shkruar ai ndër të tjera.