“Arditi nuk i jep dorën askujt, sepse dëshiron të jetë vetë lideri”

6 muaj më parë
“Arditi nuk i jep dorën askujt, sepse dëshiron të jetë vetë lideri”

Semi Jaupaj dhe këngëtari kosovar Roni para dy javesh publikuan këngën e titulluar “All your lovin”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Kënga ka bërë namin me klikime, por moderatori Arjon Muça nuk e ka kursyer një kritikë.

“All your lovin’” është dëgjuar së fundmi gjatë emisionit “Ditë e re”, ku Arjoni është shprehur se nuk i kuptohet asnjë fjalë.“Ritëm i bukur, por nuk kuptova asnjë fjalë”, është shprehur ai.

“Nuk kuptove por kënga i ka falur shumë të ardhura Semit sepse ka bërë namin me klikime”, i është përgjigjur bashkëprezantuesja Arjola Shehu.

Kujtojmë se pak ditë më parë Arjoni nuk i kurseu kritikat as për moderatoren Bora Zemani, teksa tha se ajo nuk përshëndet kur futet në studio. Përsa i përket Bora Zemanit, Arjoni tregoi se është një person që punon fort dhe e do karrierën, mirepo një anë negative e saj është se nuk të përshëndet kur hyn në studio.

Ndërsa përsa i përket Ardit Gjebreas, Arjoni tregoi se është një nga njerëzit dhe moderatorët më të mirë që ka njohur në jetën e tij, mirëpo ana negative sipas Arjonit është se Arditi nuk i mban bashkëpunëtorët për shume gjatë pasi do që vetëm ai ta ketë rolin e liderit.