Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për aktoren e njohur, Arjola Demiri. Që në momentin kur ajo u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, sukseset për të u shtuan.

Kjo ka bërë që Arjola të jetë më e dashur për publikun dhe si pasojë më aktive në rrjetet e saj sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram dhe shihet që është shndërruar si personazhi i filmit të famshëm “Malena”.
Malena e famshme, ikonë e luajtur nga aktorja Monica Bellucci. Demiri shfaqet në super formë, e veshur me të zeza dhe me flokë të valëzuara.
Ngjashmëria duket e përsosur. Duhet thënë se Arjola Demiri është një nga aktoret më të bukura.
Me trupin e saj të bollshëm, linjat trupore dhe tiparet e theksuara, ajo përfaqëson gruan tipike mesdhetare.