Arjolës i kthehet në problem shtëpia: Bëj thirrje ta ndërtojnë sa më parë!

1 vit më parë
Arjolës i kthehet në problem shtëpia: Bëj thirrje ta ndërtojnë sa më parë!

Kur ajo ishte në Big Brother VIP, iu premtua një apartament dhe kjo u cilësua si ndihma më e madhe që iu dha një konkurenti në këtë projekt gjigant televiziv.

Por aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer se akoma nuk është futur në banesën që iu premtua. Janë krijuar ca dyshime për këtë, se duket një gjë jo edhe aq serioze për një televizion si Top Channel.

Aktorja ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania. Ajo tha sot në “Wake Up” se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne makth.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bjëjë shtëpinë time të parën”.

Njerëzit aty e kanë mendjen. Duan ta shohin Arjola Demirin me shtëpi të re dhe pikë. Nuk kanë faj. Kur ka ndodhur ndonjëherë që dikush të shpërblehet kështu?!