Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se nuk ka problem me asnjë politikan në Shqipëri, pavarësisht komenteve apo ngjarjeve që i ndodhin shpesh.
Në një intervistë për televizionin “Euronews”, i pyetur për “duelin” me kryebashiakun Erion Veliaj, Duka tha se ai është i përqëndruar te zhvillimi i futboillit dhe sportit në tërësi.
Sipas tij, Veliaj duhet të jetë i shqetësuar, sepse Tirana ka mungesa të fushave sportive dhe për këtë duhet ndërhyrje me plane konkrete, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.
“Unë personalisht nuk kam probleme me asnjë. Unë jam në drejtim të Federatës së Futbollit dhe bëj më të mirën. Mendoj për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Vazhdoj të bëj këtë punë dhe nëse kjo punë i bën hije dikujt, vjen dhe kapet me hijen”.
“Unë nuk shkoj për fushatë, por për të bërë suksese dhe punë. Punët e fubollit kanë pasur rezultate të mira. Nga ana ime, unë kam marëdhëie të mira me të gjithë mediat, futbollistë, politikanë”.
“Sporti ka nevojë për të gjithë. Unë që kryetari i Bashkisë i Tiranës të jetë i shqetësuar, sepse kemi shumë mungesë inventari të fushave sportive në Tiranë. Uroj që gjatë 3 mandateve, Erion Veliaj të bëjë vetëm një fushë futbolli”, theksoi ai.