Arrestohen 3 persona për mashtrime me kriptovalutë nga Tirana drejt BE

1 muaj më parë
Arrestohen 3 persona për mashtrime me kriptovalutë nga Tirana drejt BE

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare e SPAK ka finalizuar një operacion në fushën e mashtrimit me kriptovalutë . Me urdhër të Prokurorisë së Pordenone janë lëshuar tre masa ndalimi e pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.

Nën sekuestrim në Tiranë kanë kaluar dy call center dhe 60 kompjuterë.  Ndaj tyre rëndon akuza e mashtrimit me kriptovaluta.

Mashtrimi mendohet se ka shkaktuar një dëm disa miliona euro, me para nga vende si Qipro, Lituania, Estonia, Holanda, Gjermania e vende të tjera të BE për tu konvertuar në kriptovalutë.