Arsen Banushi shënon golin e sezonit në Shqipëri, një kryevepër e vërtetë (video)

1 javë më parë
Arsen Banushi shënon golin e sezonit në Shqipëri, një kryevepër e vërtetë (video)

Futbollisti koplikas Arsen Banushaj vazhdon te surprizoje me goditjet e tij me te majten dhe golat e tij behen viral ne rrjetet sociale.

I beri protagonist ne komentimet e te mirenjohurit Bashkim Ramekaj kur thoshte “Oh, çfare ben Banushi”, lojtari i Veleçikut eshte shfaqur si protagonist edhe ne ndeshjen e djeshme.

E kemi fjalen per ndeshjen e Kupes se Shqiperise ndaj Murlanit. Ne minuten e 16-te te ndeshjes, koplikasit fituan nje goditje kendi ne krahun e djathte te sulmit te skuadres se tij.

Dhe mengjerashi ka shkuar prane flamurit, ka pare vendosjen e lojtareve ne zone dhe i ka dhene topit nje trajektore te larte dhe ai ka kaluar te gjithe futbollistet qe ishin ne shtyllen e pare ne zone, ka kaluar edhe portierin Selimaj dhe ka perfunduar ne rrjete.

Nje gol qe padyshim ka entuziasmuar jo vetem Banushajn, por edhe tifozet e pranishem ne fushen sportive te vellezerve “Duli”. Kjo sepse ndodh pak here qe te shenohen gola direkt nga goditja e kendit.

Megjithate Arsen Banushaj me te majten e tij na ka dhuruar shpesh gjera te bukura dhe i tille ishte edhe goli i djeshem.